Agjencia Zhurnal.mk

Mustafa, Kurtit: Hiqe taksën, kthe Veliun, kërkoj falje LDK-së e vazhdojmë koalicionin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar sot nga kryeministri Albin Kurti ta largojë taksën, ta kthej Agim Veliun në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe t’i kërkojë falje LDK-së, në mënyrë që të vazhdojë koalicioni qeverisës në këtë betejë që është vendi.

Mustafa ka thënë se pret edhe sot që Kurti t’i ndërmarrë këto veprime në mënyrë që siç tha lideri i LDK-së “Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Të nderuar partnerë të koalicionit qeverisës

Po e bëj publike adresimin që ia kam bërë Kryeministrit Kurti, më 16 mars të këtij viti. Katër ditë pasi që në zyrën e tij, së bashku me z. Vjosa Osmani, Kryeparlamentare dhe z. Avdullah Hoti, zv. Kryeministër ia bëmë me dije se mosëheqja e tarifës dhe ashpërsimi i marrëdhenieve me SHBA-të do ta sjellë në pikëpyetje koalicionin tonë. Në vijim adresimi:

“I nderuari Kryeministër, Kurti

Si partner i koalicionit, unë dhe drejtuesit tjerë të LDK-së ndajmë bindjen se nuk duhet të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të. Se duhet ta heqim tarfën dhe Qeveria ta merr përgjegjësinë që i takon në dialog. LDK ka mbështetur Rezolutën në Kuvend për dialogun dhe nuk do të mbështes në asnjë rast një marrëveshje që prek kufijtë dhe organizimin e brendshëm.

Ne nuk mund të rrezikojmë partneritetin me SHBA-të, për shkak të tarifës.

Prezenca e fuqishme e SHBA-së në Kosovë është jetike për vendin tonë.

Kemi probleme të mëdha me virusin Covid-19. Këtë betejë duhet ta fitojmë bashkërisht.

Nuk e kemi bërë koalicionin për ta prishur, po për të bërë ndryshime.

Prandaj të lutem për mirëkuptim që tarifa të hiqet gjatë kësaj jave. Mos e kupto këtë si kërkesë të njëanshme por si interes të përbashkët.

Nëse vazhdohet kështu, posa ta kapërcejmë këtë situatë emergjente me Virusin, si LDK do të detyrohemi të dalim nga koalicioni, sepse nuk duam të jemi bashkëpërgjegjës të prishjes së marrëdhënieve me aleatin tonë kryesor.

Për këtë do ta njoftoj edhe Ambasadorin Grenell.”

Me respekt,

Isa Mustafa

Përgjigjen që e mora nga Kryeministri Kurti, më 18 mars ishte shkarkimi në kundërshtim me Marrëveshjen për koalicion, të nënkryetarit të parë të LDK-së, z. Agim Veliu nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe shpallja e tij, hiq më pak se, tradhtar në adresimin e tij qytetarëve në mbrëmjen e asaj ditë.

Pyes, juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë?

A flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona?

Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit?

Unë nuk jam i ri të ndikohem nga të tjerët e as avanturier. Jam shumë i brengosur për njerëzit tanë, qytetarët e këtij vendi. Dua që unë dhe partia ime të japë çdo gjë dhe ta fitojmë betejën ndaj këtij virusi. Dua që të bashkëpunojmë me partnerët tanë strategjik dhe të mos e humbim përkrahjen e tyre.

Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët.

Të na japë mundësinë të jemi bashkë në këtë betejë”. /Telegrafi/

Të nderuar qytetarëTë nderuar partnerë të koalicionit qeverisësPo e bëj publike adresimin që ia kam bërë…

Posted by Isa Mustafa on Friday, March 20, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...