Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mustafa-Lajçakut: Asociacioni do të themelohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili tha se do të ishte e nevojshme që të ndryshohet edhe Kushtetuta e Kosovës, pasi që sipas tij, kjo e fundit nuk është “Bibël” që s’do të mund të ndryshohej, njofton Insajderi.

Mustafa tha se orientimi i Kosovës ashtu siç ka qenë, do të mbetet që Asociacioni të themelohet në harmoni me Kushtetutën.

“Sa i përket ndryshimit të Kushtetutës, orientimi ynë ka qenë dhe mbetet që Asociacioni të themelohet në harmoni me Kushtetutën. Por edhe një gjë duhet ta kemi të qartë se askund në Kushtetutë nuk qëndron, pra as shkrinja dhe as fryma kushtetuese, se themelohen asociacione mbi bazën e shumicës së popullsisë nëpër komuna ”, ka deklaruar Mustafa për Gazetën Objektiv.

Kreu i LDK-së tutje shprehet se Asociacioni duhet të themelohet vetëm sipas ligjeve të Kosovës, ashtu siç ishte vendosur nga Gjykata Kushtetuese, madje ka drejtuar kritika ndaj kësaj të fundit që ka heshtur në kohën kur kjo marrëveshje ishte ratifikuar në Kuvend.

“Në Marrëveshjen e Parë, që është ratifikuar me Ligj në Kuvend qëndron se Asociacioni themelohet sipas ligjeve të Kosovës. Në marrëveshjen për parimet të vitit 2015 thuhet se Asociacioni themelohet sipas Marrëveshjes së Parë, Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe ligjeve të Kosovës”.

“Por marrëveshja e 2013 e thotë këtë, se themelohet Asociacion ne komunat me shumice serbe, kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvend me 2/3, kurse Gjykata Kushtetuese ka heshtur në këtë rast”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-kryeministri i Kosovës tutje tha se shteti serb ishte pajtuar që vendimi i Qeverisë dhe Statuti i Asociacionit t’i nënshtrohen vetëm Kushtetueses.

“Serbia ishte pajtuar që vendimi i Qeverisë (së bashku me Statutin) të shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe çdo ndryshim i mëvonshëm i Statutit nga Kuvendi i Asociacionit i nënshtrohet Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Mustafa.

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...