Mustafa: LDK-ja po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës

nga D V

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja është e vetmja parti që po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës, raporton Ekonomnia Online.

“Dje ishim në Gjilan ku do të investojmë në 10 milionë euro vetëm për spitalin rajonal, që e kemi paraparë për këtë regjion”, tha ai gjatë konferencës për media.

Mustafa tha ky spital do të jetë një qendër e ekselencës.

Në Prishtinë, ai tha se po ashtu 1 miliardë e gjysmë euro janë premtuar se do investohen. Kurse, në Podujevë, tha se përgjigje e fuqishme po jepet se Llapi është i djathtë dhe se është i LDK-së.

“Kudo që shkojmë i japim zgjidhje dhe përgjigje kërkesave të qytetarëve. Të tjerët japin premtime boshe dhe zero plane”, tha Mustafa.

Ai theksoi se partia në pushtet, lideri i saj si dhe ministrat janë zhdukur dhe sipas tij nuk po kanë guxim as të debatojnë me LDK-në.

“Nëse Kurti ka një plan, një program për të ardhmen do të vinte (në debat)”, tha di duke shtuar se është e qartë që nuk vjen pasi sipas tij nuk ka një plan të tillë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More