Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mustafa: Me AAK-në s’kemi marrëveshje për presidentin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk kanë marrëveshje me partnerët e koalicionit për pozitën e presidentit.

Ai deklaroi se as Haradinajt e askujt nuk mund t’i premtojë votat e LDK-së, pasi që siç u shpreh, për këtë pozitë duhet një marrëveshje e gjerë meqë duhen 80 vota.

”Ne nuk kemi pasur asnjë lloj marrëveshje për presidentin me partnerët e koalicionit. Kemi konstatuar bashkërisht që nuk është mirë të japim premtim në këtë kohë për shkak që nuk i kemi votat”.

“Nuk mund t’i premtoj askujt 27 votat e LDK-së për presidentit, pasi që presidenti kërkon edhe votat e subjekteve të tjera që duhet të jenë mbi 80 deputetë që e përkrahin një marrëveshje për presidentin”.

“Nuk shoh asgjë të keqe që AAK-ja e ka ofruar Haradinajn për president. Por nuk mund t’i themi asnjë grupi parlamentar që ta votojnë Haradinajn”, tha ai.

Mustafa ka thënë se pa PDK-në nuk mund ta zgjedhin presidentin.

“Duhet të ulemi krejt dhe të bisedojmë për çështjen e presidentit. Nëse pajtohemi mirë, nëse jo shkojmë më zgjedhje”, tha ai, në T7./kp

Postime të ngjashme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në AKPPM dhe MSh, për përvetësim në detyrë dhe hyrje në sistemet kompjuterike

admin

Hoti reagon për bastisjet e EULEX-it në shtëpinë e Krasniqit

B M

Haxhiu thotë se Hoti u nis për në Bruksel pa pasaportë

admin

Vdes 19-vjeçarja Nazlije Sherifi, priste a do t’i përshtatej veshka

T E

A do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në parti? Flet Bekim Jashari

S.B.

Osmani: Thaçin e kam mundur me vota – njëjtë edhe Haradinajn, edhe Veselin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...