Kosovë

Mustafa takoi përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve dhe agropërpunuesve, u premton zgjidhje për sfidat me të cilat po ballafaqohen

Zhurnal Ads

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takimin e rregullt njoftues dhe koordinues me përfaqësuesit e shoqatave bujqësore të Republikës së Kosovës.

Në takim morën pjesë disa dhjetëra përfaqësues të shoqatave bujqësore, të cilët diskutuan tema nga më të ndryshmet me ministrin Mustafa.

Me këtë rast, ministri Mustafa dëgjoi me vëmendje temat e shtruara nga shoqatat bujqësore, duke u zotuar se ministria do ta mbajë derën hapur për secilën kërkesë që adresohet nga sektori bujqësor.

“Mustafa u shpreh se MBPZhR-ja është zotuar t’i zgjidhë të gjitha sfidat me të cilat bashkërisht po ballafaqohen, si ministria ashtu edhe shoqatat bujqësore të Kosovës.

Më tej, ministri Mustafa shprehu përkushtimin e MBPZhR-së, por dhe të qeverisë për të qëndruar afër shoqatave, për të përmirësuar situatat me të cilat po përballet sektori i bujqësisë.

Shoqatat bujqësore nga ana tjetër, kërkuan të dinë se kur do të fillojë pagesa e subvencioneve, dyfishimin e të cilëve e kumtoi ditë më parë ministri Mustafa, i cili në këtë temë tha se, filluar nga zbatimi i Pakos për rimëkëmbje ekonomike së shpejti do të ndjehet impakti pozitiv në bujqësi, i kësaj pakoje të qeverisë Hoti”, thuhet në njoftimin për media.

Nga shoqatat e bujqve po ashtu kërkuan nga ministri Mustafa që vazhdimisht t’i vizitojë në terren që së afërmi të njihet me sfidat, kërkesë të cilës ministri Mustafa i’u përgjigj duke thënë se, terreni është ai përmes të cilit MBPZHR ka identifikuar sfidat e bujqve, të cilat vazhdimisht po i zgjidh.

Takimi me shoqatat e bujqve është takim i rregullt koordinues dhe informues të cilin e organizon MBPZHR dhe ministri Mustafa me qëllim të identifikimit të sfidave të bujkut kosovar. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Bie numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë, arrin në 15 mijë e 379 numri i pacientëve të shëruar

admin

Pse duhet të bëhet Ramush Haradinaj president?

T E

Lajçak: Ideja për shkëmbim me territore e shekullit XIX, të dyja palët nuk duan të dalin humbëse

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...