Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mustafa takoi shefin e ri të BE-së, flasin për liberalizimin e vizave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog.

Gjatë këtij takimi, Mustafa e njoftoi Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga COVID-19 dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

“Kryetari Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Uashington, si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në.

Gjatë këtij takimi, Mustafa ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik.

Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në.

Postime të ngjashme

Deputetja e LDK-së: Avdullah Hoti e ktheu normalitetin në politikë

admin

Musliu për aksionin e policisë në Karaçevë: Krimit t’i këputen këmbët, bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnistohen

admin

Qendra Kinematografike e Kosovës mbështet 26 projekte filmike

T E

Hoti për Osmanin: Jam i bindur se të ardhme në politikë nuk ka

T E

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protesta

admin

Gjilani ka aktualisht 382 raste aktive me COVID-19, apelohet për kujdes të shtuar

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...