Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mustafa thumbon Albin Kurtin: Askush nuk është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke aluduar në vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj ka thënë se askush nuk është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facbook shkruan se “me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës”.

Lexoni të plotë postimin:

Zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?

Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre.

Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.  Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje.

Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!.

Postime të ngjashme

Haziri: LDK nuk ka nevojë sillet sikur VV në opozitë, roli ynë dallon si nata me ditën

D V

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

D V

Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh është pika që na bashkon

D V

Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për institucionalizim të bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...