Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka sqaruar edhe një herë pikën 7 të marrëveshjes Kosovës –Serbi për liqenin e Ujmanit.
Mustafa ka dhënë detaje dhe ka treguar edhe se çfarë ka biseduar me Kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn ditën kur ai e refuzonte këtë pikë të marrëveshjes disa orë para nënshkrimit të saj.
Ai ka theksuar se formulimin e ri për Ujmanin e ka kërkuar vetë Haradinaj dhe se nuk është e denjë që të thuhet se njëri partner e shpëtoi Ujmanin kurse tjetri e shiti.