Agjencia Zhurnal.mk

Mustafi drejt Serie A për 14.5 milionë euro, problem përbën paga e tij e lartë

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është shënjestër e klubeve italiane, Lazio dhe Napoli.

Topçinjtë janë të hapur t’i dëgjojnë ofertat për futbollistin shqiptar, i cili ka edhe një vit në kontratën e tij në Emirates.

Calciomercato raporton se Lazio e konsideron kampionin e botës prioritet për fazën e mbrojtjes, ndërsa Arsenali mund ta lejojë largimin e tij për 14.5 milionë euro.

Ky çmim mund të bie në 12 milionë euro varësisht nga marrëveshja, ndërsa Bianconelesët mund t’i ofrojnë kontratë pesëvjeçare me përfitime vjetore prej 2.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, Napoli dëshiron ta zëvendësojë Kalidou Koulibaly, i cili është shënjestër e Manchester Cityt. Problemi më i madh në arritjen e marrëveshjes mund të jetë paga e lartë e Mustafit, i cili besohet se fiton rreth 4.3 milionë euro në klubin londinez.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...