Mustafi i ASH-së: BDI nga 2005 është në pushtet në Kumanovë, çka ka bo për shqiptarët e lagjet e tyre

Shkup, 11 tetor – Kryetari i ASH-së në Kumanovë ka theksuar se është turp por edhe qesharake që BDI është në pushtet nga viti 2005, por çfarë kanë bërë për shqiptarët dhe lagjet e tyre

“Nuk mund të kushtëzojnë ata që tani më janë të kushtëzuar..

Qesharake BDI paska kërkuar votat e kumanovarëve që ta kushtëzon kryetarin e ardhshëm të Komunës!

Fjalimet e disa eksponentëve të BDI mbrëmë në Kumanovë ishin sa tragjike aq edhe komike.
Këta si duket kanë harruar se parardhësit e tyre janë në pushtet lokal prej vitit 2005 e lagjet e shqiptarëve asnjëherë nuk u përmirsuan e as problemet e tyre asnjëherë nuk u zgjidhën, pra asgjë nuk ndryshoj përpos gjendjen ekonomike eksponentëve tē caktuar.

Nuk i kushtëzuat pardje, as dje, e as sot, pra nuk do të jeni në pozitë ti kushtëzoni as nesër sepse kumanovarët tani më e kanë ndarë mendjen dhe do të votojnë opcionin Pastër me figura të reja politike”, theksoi Mustafi.

Ai i bëri thirrje kumanovarëve që mos të harrojnë çka ka ndodhur vitet e kaluara me fatin e tyre, diskriminimin dhe gjitha dëmet.

Related posts

Gashi: Kuadrot profesionale të koalicionit do ta sjellin ndryshimin tek shqiptarët

D V

Idri Istrefi: Struga është bastion i luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve

D V

Mickovski: Në këto zgjeedhje t’i japim mundësi një të ardhme të përbashkët më të ndryshme dhe të re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More