Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Mustafi përfundon kontratën me Arsenalin, do të bashkohet me Schalken

Shkodran Mustafi ka përfunduar kontratën me ekipin e Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror. Këtë e ka konfirmuar gazetari i Shoqatës Ndërkombëtare të shtypit sportiv, Chris Williams.

Shkodran Mustafi është pajtuar për kalim në Bundeligë te Schalke. Mbrojtësi shqiptar ka arritur marrëveshje personale me ekipin gjerman. Kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Bundesligë, Mustafi tani e ka rrugën e lirë për t’u transferuar te Schalke.

Klubi nga liga gjermane po vuan për rezultate të mira në këtë edicion dhe në këtë afat po tenton të përforcohet në mënyrë që të mos e rrezikojë rënien nga liga.

Schalke beson se me transferimin e Mustafit do të zgjidheshin problemet e tyre në mbrojtje. Skuadra gjermane është aktualisht në vendin e fundit në ligë me vetëm tetë pikë pas 19 xhirosh të zhvilluara.

Postime të ngjashme

‘Trofeu Gamper’ vë sërish përballë Messin dhe Ronaldo, caktohet orari i ndeshjes Barcelona-Juventus

D V

Agim Ademi në përurimin e shtatores së Fadil Vokrri: Kulmi dhe synimi i tij ishte antarësimi i FFK-së në FIFA dhe UEFA

D V

Mbappe i ka treguar Pochettinos se ai nuk do të rinovojë kontratën me PSG

D V

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

D V

Stadiumet italiane hapen me 50% të kapacitetit, me pasaportë vaksinimi

Z H

Zyrtare: Tottenhami ‘blindon’ Heung-min Son me kontratë të re

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...