Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Muzeu Kombëtar i Ndërtimit në Uashington rihapi dyert e tij pas më shumë se një viti

Muzeu Kombëtar i Ndërtimit në Uashington rihapi dyert e tij pas më shumë se një viti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maksim Moskalkov njofton se me rastin e kësaj ngjarjejem muzeu hapi dy ekspozita të reja. Pasi qëndroi mbyllur për 16 muaj për shkak të rinovimeve dhe pandemisë së COVID-19, Muzeu Kombëtar i Ndërtimit është rihapur me një pamje të re dhe disa ekspozita të reja.

“E hapëm muzeun për një fundjavë dhe po punojmë me orar të kufizuar. Jemi të hapur vetëm të premteve, dhe në ditën e parë kishte shumë njerëz”, thotë nënpresidentja e ekspozitave, Cathy Frankel.

Muzeu shënoi hapjen me dy ekspozita të reja. Njëra prej tyre i kushtohet organizatës MASS Design Group, që krijon projekte për të ndihmuar në luftimin e sëmundjeve si tuberkulozi, kolera dhe Ebola.

Caitlin Bristol, Organizatore e Ekspozitës, Muzeu Kombëtar i Ndërtimit

“Ata zbuluan se duke krijuar sa më shumë hapësirë të jashtme në modelin e tyre të qendrave të kujdesit shëndetësor, ata në fakt ndihmonin në uljen e rrezikut të transmetimit të sëmundjeve. Një pjesë e dizajnit të tyre ofron edhe qarkullim më të madh të ajrit, rrit ventilimin, mundësitë e depërtimit të dritës së diellit dhe qasjen në natyrë”, tha organizatorja e ekspozitës, Caitlin Bristol.

Ekspozita e dytë është një projekt përkujtimor që nderon viktimat e dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara. Ajo gjithashtu u krijua nga organizata MASS Design Group në bashkëpunim me artistin Hank Willis Thomas dhe fondin Everytown for Gun Safety, fushata më e madhe jofitimprurëse kundër dhunës me armë në Amerikë.

“58% e popullsisë amerikane ose të paktën një pjesëtar i familjeve është ndikuar drejtpërdrejt nga dhuna me armë. Për shumë vite, ne kemi qenë të interesuar për konceptin e memorialit, sepse kjo është një mënyrë për të përkujtuar viktimat”, tha Noelle Howey nga fondi Evertown for Gun Safety.

Memoriali përbëhet nga katër shtëpi, të ndërtuara me 700 blloqe qelqi për të nderuar viktimat e dhunës me armë.

“Shtëpia prej xhami përfaqëson Shtetet e Bashkuara. Ne shpesh fajësojmë njëri-tjetrin dhe ndoshta përdorim si shembuj negativë problemet në vende të tjera, por pa qenë të vetëdijshëm për dobësitë e shoqërisë sonë”, thotë artisti Hank Willis Thomas, krijues i Memorialit.

Sipas të dhënave të Arkivit të Dhunës me Armë, në vitin 2020 u vranë 20,000 amerikanë, ndërsa 24,000 njerëz të tjerë u vetëvranë me armë .

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 shtator dhe është falas për vizitorët.

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

Pasdite bomba, paradite vaksina – Izraeli ndihmon Palestinën

Bekim Laçi

Dyvjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Bekim Laçi

UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Bekim Laçi

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...