Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Muzeu kujton 112 vjetorin e “Ditës se Alfabetit”, Koçi: Duhet koordinim më i mirë

Zhurnal Ads

Shtëpia e gjuhës shqipe, Kongresi i Manastirit edhe në këtë 112 vjetor  gjendet  pa linjë muzeale. Megjithëse 5 vite më parë  dy ministret e Kulturës Mirela Kumbaro dhe  Elizabeta  Milevska  në Shqipëri firmosen një marrëveshje bashkëpunimi 5 vjeçare, vitet kaluan, por muzeu mbetet me këtë pllakë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi thotë se një koordinim më i mirë, mes institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do mund ta finalizonte.

“E pranishme në këtë proces unë besoj se një kombinim më i mirë sidomos me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, do të bëjnë të mundur finalizimin e këtij procesi të krijuar që në vitin 2015”, tha ai.

Muzeu Historik Kombëtar edhe në këto ditë të vështira, realizoi një ekspozitë në nder të 112 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

“Është prova gjenerale e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ku shqiptarët u bashkuan përmes identitetit më të rëndësishëm kulturor, Gjuhës Shqipe për të treguar që janë përtej ndasive që mund të keqen”, u shpreh ai.

Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.

Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarë shqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.

Në qytetin e Manastirit, Shtëpia e Alfabetit është shndërruar në muze, por ende me probleme të pazgjidhura pronësore.

Dita në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit.

Përpara Kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet./abcnews.al/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Del në ankand çelësi i dhomës ku vdiq Napoleoni

S.B.

Muzeu Arkeologjik Durrës vazhdon mirëmbajtjen e koleksioneve muzeale

S.B.

Anulohet Panairi i Librit në Prishtinë

admin

“Dritë në rilindjen e Venecias”, skulptori Helidon Xhixha çel ekspozitën në Itali: Arti ia del mbanë gjithmonë

admin

Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën

S.B.

Ndërron jetë shkrimtari britanik i romaneve të spiunazhit John le Carré

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...