Varrimi i terroristit Kujtim Fejzullai, i lindur në Vjenë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i cili vrau katër persona dhe që u vra nga Policia pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, ka shkaktuar një krizë në vendin e tij të lindjes.
Menaxheri i Varrezave Myslimane të Liesingut, Ali Ibrahim, tha se askush nuk po pranon ta varrosë terroristin, duke theksuar: “Ai është vrasës që vret njerëz të pafajshëm dhe lëndon të gjithë myslimanët. Myslimanët nuk dëshirojnë të flenë pranë një vrasësi”, tha ai, raporton agjencia turke e lajmeve DHA, transmeton Zeri.info.
Edhe zyrtarë të varrezave në Vorarlberg, Vjenë, ku sulmuesi kishte jetuar, kanë refuzuar ta varrosin atë, pasi edhe nga Varrezat Myslimane të Vjenës u tha se nuk do ta varrosin sulmuesin.
Në këtë situatë, nuk dihet se ku dhe kur do të varroset Fejzullai.