“Na drejtuan armën në Elbasan”, gazetarja Anila Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës: Operatori nuk më la vetëm

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Mbrëmjen e sotme në Top Story, fokusi i bisedës është vështirësia e gazetarëve të aktualitetit, dhe ‘lufta’ me të cilën ata përballen.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e cila është pjesë e këtij profesioni mbi 26 vite, ka treguar se gazetarët përballen shpesh me kërcënime, që vijnë në forma të ndryshme.

Ajo ka treguar edhe një episod ku bashkë me kameramanin, janë kërcënuar me armë zjarri.

“Çdo çështje ka dinamikën e vet… në ‘99 ishte shumë e vështirë sepse nuk kishte telefona, nuk vraponte informacioni siç shpërndahet tani. Ishin më të vështira për të siguruar informacion.

Kur raportoja për Gjykatën, po filmonim me operatorin Eurgert Hoxhaj në Elbasan. Shoferi na la larg nga vendi ku do filmonin në tregun agroushqimor, erdhën disa njerëz që na treguan dhe armët dhe na thanë që të fshinim filmit, të dy e menaxhuam me qetësi, patjetër që u trembëm. E falënderoj operatorin se nuk më la vetëm. Kërcënimet më të rënda që i bëhen gazetarëve sot, lidhet me familjen. vazhdimisht shkruaja për policinë, dhe mesazhet i shkonin familjes time. Prsh sapo erdhi kjo maxhornacë, një nga njerëzit që është hequr nga puna ishte motra ime. Për shumë gazetarë, forma e parë e presionit është kjo. Të krijosh destabilitet tek njerëzit e afërt”, tha Anila.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More