Nacevska: Qytetarët gjithnjë e më tepër i shfrytëzojnë përfitimet nga bankaria elektronike

Shkup, 9 tetor – Nëse para dy viteve, një nga urdhërpagesat janë kryer në mënyrë elektronike, ndërsa të tjerat tre në sportele të bankave me letra, në vitin 2020 dhe në gjysmën e parë të vitit 2021, çdo e treta urdhërpagesë bëhet në mënyrë elektronike. Kjo do të thotë se qytetarët gjithnjë e më tepër i shfrytëzojnë përfitimet nga bankaria elektronike dhe shërbimet elektronike, të cilat i ofrojnë bankat, thekson zëvendës guvernatorja e Bankës Popullore, Emilija Nacevska, në programin e mëngjesit në Televizionin kombëtar, duke shtuar se pagesat elektronike janë të sigurta dhe sjellin përfitime të shumta për qytetarët.

 

“Pandemia e ndryshon mënyrën e jetës së njerëzve, e me këtë edhe shprehitë e tyre në mënyrën e pagesës. Për mbrojtjen e shëndetit personal dhe publik, qytetarët gjithnjë e më tepër i shfrytëzojnë përfitimet e pagesës digjitale, aplikacioneve celulare dhe kartelat pagesore”, tha mes tjerash, Nacevska.

Ajo tha se shfrytëzimi i kartelave pagesore ëshët krejtësisht e sigurtë, pasi bankat te ne japin kartela, të cila aspak nuk ngecin në zgjidhje teknologjike, që ofrohen në korniza botërore.

Nacevska paralajmëroi se po punohet në sigurimin e mundësisë për vendosjen e zgjidhjeve të reja inovative – fintek, të cilat do të sigurojnë spektër edhe më të gjerë të shërbimeve pr qytetarët dhe ndërmarrjet.

Baza ligjore, siç tha zëvendës guvernatorja, do të vendoset së shpejti, por më tej do të vijojë procesi i licencimit dhe vendosjes së standardeve të sigurisë, pasi siguria e mjeteve në banka ëshët ajo që në fillim duhet të garantohet.

Related posts

Varheji: Me Zaevin biseduam si të ecim përpara me procesin e zgjerimit

D V

Besimi: Fondi garantues starton së shpejti

D V

Në 24 orët e fundit asnjë i vdekur në Tetovë si pasojë e Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More