Agjencia Zhurnal.mk

Naçi: Kush rri në shtëpi, ka shpërblimin e dëshmorit

Humanisti dhe imami shqiptar Elvis Naçi, në kohën kur populli shqiptar po ballafaqohet me pandeminë koronavirus, përmes një postimi të bërë në Facebook ka ndarë një mesazh fetar, por që është tejet i fuqishëm.

Derisa ka bërë apel që kjo mirësi të shpërndahet.

Ky është postimi:

SHPERNDAJE KETE MIRESI TE MADHE!!!

Kush rri në shtëpi ka shpërblimin e dëshmorit!
Në këtë kohë të vështirë të KoronaVirusit le t’i kthejmë sytë nga perlat profetike.

Pejgamberi i Zotit a.s ka thënë: “S’ka ndonjë njeri, kur bie murtaja (epidemi), e ai qëndron në vendin (shtëpinë) e tij, durimtar, duke pritur shpërblimin, dhe duke e ditur se, nuk e godet asgjë pos asaj që Zoti ia ka shkruar atij, vërtet atij i takon si shpërblimi i dëshmorit.” Sahih, Ahmedi nr. 26139

Kjo është kohë e njëjtë epidemie, ndaj qëndroni në shtëpi, merrni shpërblimin e Zotit, Ai shpërblen shumë. Ruani jetën e njëri-tjetrit. Zoti thotë; “Kush shpëton një jetë sikur ka shpëtuar gjithë njerzimin”

Te këshillojme njëri tjetrin për vepra të mira dhe për durim, si në Suren “El Asr” ( Pasha Kohen)
Zoti ju bekoftë shqiptarët e mi, jemi bashkë e rrini të qetë se Zoti as na ka lënë as na ka braktisur…

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...