Shqipëri

Naftëtarët e Ballshit hyjnë në grevë urie

Zhurnal Ads

Pas protestave të shumta në rafineri e më tutje në Tiranë, naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të hyjnë në grevë urie për pagat e prapambetura. 10 prej tyre kanë hyrë në një ambient në uzinën e Ballshit dhe kanë nisur grevën e urisë.

Ne jemi përpjekur me të gjitha mënyrat, greva e parë e urisë, protesta të vazhduezhme përpara rafinerisë, bashkisë e prefekturës. Ditët e fundit shkuam dhe në kryeministri. Indiferenca e këtyre është tallëse dhe fyese. Ne kemi dhënë dy opsionet tona, të fillojë puna me njerëzit e duhur në mënyrë që pas 6 muajsh mos dalim sërish në rrugë. Opsioni i dytë është që të mbyllet rafineria dhe të na jepen paratë prapa. Greva e urisë nuk është politike, është vetëm ekonomike. Këta janë tallur rëndë me ne. Ne madje nënshkruam dhe kontratat përpara dy javësh dhe ajo ishte tallja më e madhe” – tha Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.

“Të shkojmë të vendosemi brenda në uzinë, të shohim nëse do vijë shteti apo jo. Jemi me qindra familje dhe nuk po na zgjidhin gjë.Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagimin.”-tha njëri prej naftëtarëve, para se punëtorët të hynin në grevë urie.

Në shkurt 2020, naftëtarët u futën në grevë urie për rrogat prapambetura por pranuan të riktheheshin sërish në punë kur u njoftuan se një kompani e re do të merrte administrimin e rafinerisë dhe se do të gjehej një mundësi për të paguar rrogat e prapambetura.

Postime të ngjashme

Një mësues pozitiv në Maliq, mbyllet çerdhja në Berat

admin

Kikia: Jemi vendi me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë

admin

Mediat greke: ‘Me karotën e integrimit’ diplomacia greke i bëri presion Tiranës për ta dërguar detin në Hagë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...