Naftëtarët e Ballshit kanë mundur që të rrëzojnë kordonin e krijuar nga policët ditën e sotme dhe të hyjnë në ambientet e uzinës.
Pas disa minutash përplasje, ata kanë rrezuar derën dhe të gjithë janë futur në ambientet e rafinerisë.
Naftëtarët i janë drejtuar ndërtesës ku qëndron administrata, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur tek dera e administratës.
Me thirrjet duam lekët tona, naftëtarët i janë drejtuar ambienteve të punës.
Sipas specialistëve, brenda rafinerisë ka pajisje që duhen mirëmbajtur, në të kundërt ato përbejnë një rrezik serioz jo vetëm për punonjësit por për gjithë rrethin e Mallakastrës.