Shqipëri

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë për pagat, përplasje me policinë

Zhurnal Ads

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë mbledhur serish para dyerve të kompanisë punëdhënëse sepse ata nuk kanë marrë pagat e prapambetura dhe nuk kanë filluar akoma punën.

Mes punonjësve dhe policisë ka ndodhur kundërshtim, përplasje e konfrontim fizik. Ata thonë se kompania me të cilën kanë lidhur kontratë deri në këto momente është një fantazmë.  Punonjësit thonë se “në vend që të priteshin nga punëdhënësi,  u pritën nga një grup i madh i forcave ‘Shqiponja’, Polici e shtetit dhe polici private”.

Pas  firmosje së kontratës, punonjësit kërkojnë që të hyjnë secili në vendin e punës por u ndeshën me ndërhyrjen e policisë. Kujtojmë se naftëtarët e Ballshit prej kohësh janë në protestë për pagat e tyre të prapambetura, të cilat nuk janë dhënë nga kompania përkatëse.

Edhe pse në një situatë që në vendin tonë po rritet numri i të prekurve me COVID-19, përsëri naftëtarët e Ballshit janë mbledhur para kompanisë punëdhënëse për të kërkuar të drejtën e tyre. Ata janë ngjitur me njëri-tjetrin pa asnjë distancë, ku shumica nuk kanë as maska mbrojtëse.

Postime të ngjashme

Grida Duma: Rritja e pagave për mjekët, mashtrim i Ramës!

S.B.

Rama nxjerr pamjet e trishta nga “Shefqet Ndroqi”: Ky është realiteti brenda spitaleve Covid!

S.B.

Lundër/ Po punonte në shtëpi, 35 vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...