Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Naftëtaret në ditën e 17-të të grevës: “Heshtja e Kryeministrit është vrastare”!

Zhurnal Ads

Vijon në ditën e 17 greva e urisë e grave naftëtare në Ballsh, të cilat shprehen të vendosura për të mos u tërhequr, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për ta mbyllur grevën dhe për t’u ulur në bisedime.

Gjatë natës së kaluar, grevistet kanë shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht me tensionin.

Gazetari i News24 dhe BakanWeb, Ervis Kuçi, ka parë sot nga afër gjendjen e tyre, ndërsa grevistet theksojnë se “heshtja e kryeministrit Rama është vrastare”.

“Greven e bejme per te sensibilizuar te gjitha grate dhe nuk terhiqemi. Kryeministri Rama ne 2017 e kam pritur vete e tha leket do i merrni. Ne ato leke nuk i kemi marre dhe sot, dhe ndaj presim zgjidhje. Jemi bere mjeke te vetvetes. Jemi te vendosura, shyqyr po jetojme dhe nje dite. Mire kryeministri Rama qe nuk vjen, po pse nuk vijne ato gra që jane ne parlament. Te na shohin si jemi. Cfare bejme. Jemi si mos me keq. Mos te rrish prane femije. Ato nena qe jane ne parlament pse nuk merr njera rrugen e te vij, se kryeministri nuk ulet. Kryeministri Rama eshte vete maliqi ka dhe ligjin, ta shqyrtoj ligjin, ti marrim parate. Djersen tone kerkojme. Te zbatohet ligji”, theksojnë naftëtaret.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hidhet në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ja emrat e rinj

S.B.

Rama: Paga e bluzave të bardha do të rritet 40%, për mësuesit 15%

admin

“Jemi 3 familje dhe marrim vetëm një bonus qiraje”, me shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti, vëllezërit në Kombinat në dëshpërim: Po hidhem unë që të vijnë ta rregullojnë

admin

Digjen dy vetura në Vlorë

Z H

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një femër, disa të lënduar

T E

Qeverisje me PS? Grida Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...