Dhurata Aliu, një prej naftëtareve, në ditën e pestë të grevës, foli rreth gjendjes se tyre dhe deklaratës më të fundit të kryeministrit.
Ajo shpjegoi se pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore ato nuk do të largohen nga greva.
“Rrogat e prapambetura, fillimi i punës, kaq kërkojmë asgjë më shumë. Posi, dakord, të vijë, të ulemi në tryezë, të negociojmë, ta zgjidhim çështjen, të shkoj dhe unë te fëmijët”,- u shpreh ajo teksa sqaroi se bisedimet me kryeministrin ishin të mirëpritura por pa u larguar nga greva deri sa të arrihet realizimi i kushteve, njofton euronews.albania.
Dhurata Ali foli dhe në emër të kolegeve të saj kur tregoi qëndrimin kategorikisht kundër për largimin nga greva e urisë teksa theksoi se nëse bisedimet nisin do të ketë një grup negociator.
Ato janë në pritje të kryeministrit për të zgjidhur situatën dhe sipas saj negociatat me Ramën mund të zhvillohen edhe gjatë qëndrimit të tyre në grevë.