Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nagavci: Infektimet me COVID-19 vetëm sa po shtohen me masat e Qeverisë Hoti

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka hedhur shumë kritika në drejtim të Qeverisë Hoti për menaxhimin e pandemisë duke thënë se ka mungesë të plotë të ndjeshmërisë për këtë fatkeqësi.

Ajo tha se masat nuk po japin efekt dhe se me rritjen e tyre po rriten edhe rastet e infektimeve.

“Shifrat me COVID-19 janë alarmante dhe për përkeqësohen edhe më shumë. Situata në bizneset e vogla dhe kryesisht në bizneset familjare është plotësisht jashtë vëmendjes qeveritare. Situata në arsim është në kufijtë e organizmit përkundër përpjekjes së madhe që po bëhet në kopshte dhe shkolla”.

Nagavci në foltoren e Kuvendit tha se Qeveria ka një problem themelor që s’garanton siguri për qytetarët dhe bizneset.

“Jemi në një krizë të shumanshme dhe situata është krejt jashtë kontrollit. Kjo Qeveri bashkë me ministritë s’po ia dalin të menaxhojnë me këtë krizë dhe kjo Qeveri është edhe një faktor që kriza është kështu siç është. Askush s’e di se qysh do t’i kalojmë tre muajt e dimrit. Si do të organizohet jeta dhe puna në vendin tonë? A pritet që të ketë një paketë të re për ndihmë të qytetarëve? A do të ketë shërbime publike për qytetarët që deri tash i kanë kryer fizikisht? Si paguhen këstet e kredive që u shtynë gjatë muajve të verës?”.

“Masat s’po japin rezultatin në parandalimin e përhapjes dhe po bëhen pa ndonjë strategji dhe pa plan. Askush s’po e mbështet këtë qasje dhe po ngjallni një pasiguri të përgjithshme me përballjen e pandemisë”.

Postime të ngjashme

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

Asociacioni, a mund t’i tensionojë raportet Kosovë – SHBA?

Dafina Vidishiqi

Osmani e Erdogan bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Turqisë

Dafina Vidishiqi

Oda e Infermierëve kërkon nga MSh të shqyrtoj vendimin për angazhimin e mbi 300 infermierëve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...