Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nagavci: Nga viti i ardhshëm shkollor, do të hyjnë në përdorim Tekstet Alternative

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se që nga viti i ardhshëm shkollor, në Kosovë do të hyjnë në përdorim edhe Testet Alternative.

Sipas Nagavcit, me ligjin e ri, synojnë që të kenë tekste më cilësore për nxënësit, pasi që sipas saj, viteve të kaluar më të drejtë ka pasur ankesa të shumta dhe është kritikuar cilësia e teksteve mësimore.

“Në to janë evidentuar pasaktësi shkencore, gabime përmbajtësore, gabime metodologjike e drejtshkrimore, andaj dhe nga viti i ardhshëm do të rishikojmë tekstet mësimore”, ka thënë Nagavci.

Tutje, Nagavci thotë se mësimdhënësit janë ata që do të punojnë me tekste shkollore dhe do duhej të përdorin ato si një nga burimet për mësimdhënie, pasi që atyre me legjislacionin në fuqi, u njihet e drejta që të zgjedhin tekstet shkollore të cilat pastaj miratohen nga Këshilli i shkollës.

“Për këtë arsye, sivjet për herë të parë do të ofrojmë mundësinë që mësimdhënësit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore duke zgjedhur edhe tekste alternative”.

“Presim që mësimdhënësit të jenë në nivel të detyrës, të analizojnë të gjitha tekstet dhe të vendosin se cilat janë më të përshtatshme dhe me cilësore për arritjen e rezultateve të synuara sipas kurrikulës”.

“Ndonëse për çdo vit në shkolla janë ofruar tekstet pa pagesë, kemi pasur shumë raste kur prindërit dhe mësuesit kanë blerë vet tekste dhe kanë përdorë tjera prej atyre që i ka dërguar Ministria, andaj përmes tekstit alternativ, do ta eliminojmë edhe këtë problem”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

Postime të ngjashme

Dhjetëra raste të reja me koronavirus në Kosovë

D V

Nisen për në Kosovë kufomat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

D V

Detaje nga dëshmia në Gjykatë e udhëtarëve të autobusit që u aksidentua në Kroaci

D V

Sveçla: 26 korriku të shpallet datë përkujtimore për policët e rënë në detyrë

D V

​Tragjedia në Kroaci, drejtoresha e Kryqit të Kuq në Sllavonski Brod: Ende kemi punë me disa nga të lënduarit

D V

Nesër në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...