Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nagavci për shtesat për mësimdhënësit: LDK asnjëherë s’e ka pasur prioritet arsimin

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar premtimin e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit, për ndarjen e pagave shtesë për punëtorët e arsimit, njofton Insajderi.

Sipas Nagavcit, LDK-ja asnjëherë s’e ka pasur prioritet arsimin, duke shtuar se LDK ka një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën gjendet ky sektor.

Ajo theksoi se punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me këso lloj premtimesh nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“E pra, LDK-ja asnjëherë s’e ka pasur prioritet arsimin, madje ka një përgjegjësi të madhe për gjendjen në të cilën ky sektor është. Ajo që është më e rëndësishme, nuk mund t’i mashtroni e manipuloni mësimdhënësit, ata nuk shiten. Punëtorët e arsimit janë të vetëdijshëm se me fraza të kota, premtime që s’i mbani e manipulime e shfrytëzim në kohë fushate, nuk mund të përparojnë as individualisht e as kolektivisht”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Sipas Nagavcit, është koha e fundit kur arsimi duhet që të jetë prioritet me buxhet dhe planifikim të mirëfilltë.

“Është koha e fundit kur duhet që arsimi të jetë prioritet me buxhet, me planifikim të mirëfilltë për të mbështetur mësimdhënësit e krijimin e kushteve për punë, për të garantuar siguri në shkolla, për të rritur bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen. Jo me premtime të kushtëzuara, por me dinjitet”, ka shkruar Nagavci.

Postime të ngjashme

Lista Serbe akuzon Trajkoviq: Po mbron vetëm interesat e Kurtit dhe njerëzve rreth tij

T E

Burri i Albulena Haxhiut i jep “goditjen” e fundit Fatmir Limajt: Mëso nga theqafja që ta dhanë…

T E

Vizita e Lajçak, javën e ardhshme në Ballkan për bisedimet Kosovë-Serbi

T E

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

T E

Gjeloshaj: Në Tuz mbretëron një ditë e qetë – të gjithë që dje ishin arrestuar, janë liruar

T E

Kurti në takim me ambasadorin britanik: Qeveria e re do të konsolidohet shpejt

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...