Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Nagavci: Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë

Zhurnal Ads

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Deputetja nga radhët e VV-së, njeherit nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka shkruar në rrjetin e saj facebook se nuk mund të ketë unitet pa legjitimitet, shkruan zhurnal-ks.

Ajo thotë se kurdo që lindë nevoja, thirrjet për unitet duhet të kenë qëllim dhe bosht. Pra për çka po bashkohemi dhe rreth kujt?

Sipas saj këto pyetje janë tepër të rëndësishme, sepse unitet ne kemi pas edhe për çështje që në fund rezultuan të dëmshme për vendin.

Unitet ka pas edhe për marrëveshjen me Serbinë në vitin 2013, rreth atëherë Hashim Thaçit kryeministër.

Unitet ka pas edhe rreth formimit të Gjykatës Speciale në vitin 2015, përsëri rreth Hashim Thaçit kryeministër.

Unitet ka pas edhe për demarkacionin me Malin e Zi në vitin 2017, rreth atëherë Ramush Haradinajt kryeministër e PAN-it koalicion qeverisës.

Unitet ka pas edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti me 82 vota në mes të pandemisë këtë vit, rreth Hashim Thaçit president e Isa Mustafës lider të klubit të stërvjetëruar politik.

Uniteti nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Ai duhet të jetë instrument në shërbim të një qëllimi. Nuk mund të këtë unitet rreth atyre që nuk kanë legjitimitet, e aq më pak rreth atyre që janë përgjegjës dhe shkaktarë për situatën sot.

Janë bërë shumë gabime në të kaluarën në Kosovë e në dëm të saj nga ata që ishin dje e që vazhdojnë të jenë sot. Uniteti rreth klubit të stërvjetëruar politik do të ishte një tjetër gabim.

Vendit i duhen zgjedhjet të reja sa më parë që mundësojnë krijimin e një boshti legjitim e të duhur për unitet.\Zhurnal-ks

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nagavci: E presim Hotin në Kuvend javën tjetër, le të anulojë takimet me Vuçiqin

admin

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

admin

Petkoviq: Kosova nuk e anuloi vizitën e Vuçiqit

S.B.

Ilaçi që shëroi Trumpin, në Kosovë shitet nga 81 deri në 320 euro

admin

Shi e borë në ditët në vazhdim në Kosovë

T E

22 vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...