Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nagorni-Karabahu, gjysma e popullsisë janë zhvendosur nga luftimet e ashpra

Gjysma e popullsisë së Nagorni-Karabahut, rreth 75 000 persona, janë zhvendosur që kur shpërthyen luftime të ashpra më shumë se një javë më pare, mes këtij territori separatist, të populluar me armenë dhe Azerbajxhanit, theksoi sot ndërmjetësuesi i kësaj Republike të vetëshpallur.

Baku dhe Jerevan për dekada janë mbyllur në një konflikt të zhurmshëm mbi rajonin etnikisht armene të Azerbajxhanit, i cili u shkëput nga Baku në një luftë të viteve 1990 që mori jetën e rreth 30,000 njerëzve. “Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 50% e popullsisë është zhvendosur, 90% e të cilëve gra dhe fëmijë”, i tha AFP Artak Belgarian, ndërmjetësuesi që është ngarkuar me çështjet e mbrojtjes të të drejtave të civilëve në kohë lufte.

“Rreth 70 000-75 0000 persona janë zhvendosur brenda Artsakh (emri armen i Nagorni-Karabah), ose janë bërë refugjatë, duke lëvizur në vende të tjera të sigurta, jashtë kufijve të territorit”, theksoi ai. Nagorny Karabakh është i populluar me rreth 140 000 banorë, 99% armenë etnikë. Autoritetet lokale dhe Armenia akuzojnë Azerbajxhanin, që prej fillimit të armiqësive më 27 shtator, për shënjestrimin e civilëve, veçanërisht në Stepanakert, kryeqytet me një popullsi prej 50 000 persona, njofton RTSH.

Granatimet e përhershme nga forcat e Azerbajxhanit e kanë kthyer qytetin kryesor të Karabagut Stepanakert në një qytet fantazëm të mbushur me municione të pashpërthyera dhe kratere predhash. Azerbajxhani ka akuzuar forcat armene për granatimet e objektivave civilë në zonat urbane, përfshirë në qytetin e dytë më të madh të vendit, Ganja, shtëpi për më shumë se 330,000 njerëz.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...