Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Nagorni-Karabaku, Armenia dhe Azerbajxhani pritet të zhvillojnë një takim në Washington

Zhurnal Ads

Armenia dhe Azerbajxhani deklaruan të martën se ministrat e tyre të jashtëm pritet të takojnë të premten në Washington Sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo, në përpjekje për t’ju dhënë fund luftimeve më të rënda në Nagorni-Karabak që nga vitet 90-ta.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Departamenti i Shtetit nuk dha ndonjë prononcim për sa i përket kësaj çështjeje.

Rusia ndërmjetësoi përpjekjet për ndalimin e luftimeve mbi Nagorni-Karabak, por dy armëpushime të ndërmjetësuara nga Moska nuk i ndaluan luftimet mes të dyja palëve, pasi herë pas here ato fajësuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Rajoni Nagorni-Karabaku gjendet brenda territorit të Azerbajxhanit mirëpo është i banuar me shumicë armene. Luftimet e ashpra për këtë territor filluan më 27 shtator të këtij viti.

Ndërkohë, ende nuk u bë ditur nëse ministrat e jashtëm të palëve ndërluftuese do të takoheshin me Pompeon veçmas ose në të njëjtën kohë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pritet ndryshimi i politikave amerikane të imigracionit brenda 100 ditëve

S.B.

Mbi 13 mijë raste të reja në Afrikë në vetëm 24 orë

S.B.

Presidenti Trump merr pjesë në aktivitetin e parë publik pas diagnostikimit me COVID

admin

Vaksina ruse Sputnik… 95% efikase e me kosto nën 20 $

S.B.

Pakti i SHBA-së do i mbetet historisë, nuk hapen ambasadat në Jerusalem

T E

Aksident rrugor në Indi, 14 të vdekur, përfshirë 6 fëmijë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...