Agjencia Zhurnal.mk

Naim Tërnava citon pjesë të Kur’anit: Viktimat e dhunës seksuale s’kanë përgjegjësi faji

Prishtinë, 1 korrik – Zhurnal.mk – Në Prishtinë po mbahet konferenca “Të gjithë së bashku me një zë” në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se trajtimi i të mbijetuarve të dhunës seksuale është një sfidë me të cilën Kosova ende vazhdon të përballet.

Sipas Tërnavës, krimet e kryera gjatë luftës ndaj popullatës civile duhet të kategorizohen në krime të luftës derisa keqbërësit duhet ta marrin dënimin e merituar.

Tërnava bëri me dije se të gjithë ata ose ato që pësuan gjatë luftës janë të falur. Ai citoi edhe pjesë të Kur’anit ku sipas tij tregohet falja e tyre, njofton Klan Kosova.

I pari i BIK-ut tha se ata/ato që janë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk kanë përgjegjësi faji dhe janë vetëm viktima, si çdo viktimë tjetër e luftës.

Tërnava kërkoi integrim të kësaj kategorie në shoqëri. Kryetari i BIK-ut shprehu mbështetjen e tij edhe për organizatat që janë marrë me trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Në këtë konferencë që është organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës i pranishëm është edhe presidenti Hashim Thaçi, përfaqësues të tjerë të të gjitha komuniteteve fetare në Kosovë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...