Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

Shkup, 6 maj – “Unë mendoj se në lidhje me problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, radhën e ka BE dhe askush tjetër. Ata pranuan në komunitet një vend që nuk plotëson standardet minimale të BE (për shumë arsye politike dhe pragmatike)”, tha profesoresha dhe aktivistja Mirjana Najçevska.

Sipas saj, BE lejoi “që ai vend të vazhdojë të mos marrë parasysh rregullat e lojës së BE dhe madje të mos zbatojë vendimet e GJEDNJ.

“Ata duhet të vendosin rregull brenda kornizës së tyre. Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë detyrë e Maqedonisë”, shkruan Najçevska.

Kryeministri Zoran Zaev tha dje se ai pret të gjejë politikanë të përgjegjshëm në Qeverinë teknike të Bullgarisë me të cilët do të jemi në gjendje të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...