Agjencia Zhurnal.mk

Najçevska: Si mundet që Buçkovski nuk gjendet në burg por del në emisione televizive?

Shkup, 20 qershor – Zhurnal.mk – Profesoresha Mirjana Najçevska përmes një statusi në FB ka pyetur se pse ish kryeministri Vlladi Buçkovski nuk gjendet në burg, dhe madje del nëpër emisione televizive, përcjellë Zhurnal.

Siç e dimë, Vllado Buçkovski akuzohet për blerje në mënyrë të paligjshme të pjesëve të tankeve. ME këtë ai pati dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi dy milion euro.

Buçkovski ishte dënuar me tre vjet burg e më pas Gjykata Apelit i’a uli dënimin në dy vjet.

Por ja që drejtësia nuk vlen për gjithkë, para tre viteve Gjykata Supreme shfuqizoi aktvendimin dhe e ktheu lëndën për rigjykim në Gjykatën Penale, por që deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë gjykim.

Najçevska pyet se si mundet Buçkovski të paraqitet në TV në vend se të gjendet në burg? Si mundet që të prezantohet si ish kryeministër e jo si i dënuar për shumë krime.

Ende nuk dihet se pse nuk po mbahet asnjë seancë për Buçkovskin, por që kjo (mos-drejtësia) është një nga shkaqet kryesore pse Maqedonia e Veriut nuk po arrinë të marë datë për negociata./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...