Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Napoli i hapur për ta shitur yllin që e duan Real Madridi dhe Barcelona

Napoli është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin Fabian Ruiz, pasi që bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij kanë ngecur.

Përfaqësuesi i Spanjës ka kontratë me klubin e Napolit deri në qershor të 2023-s, që nga ardhja e tij në vitin 2018, ai ka kontribuar me 12 gola dhe 10 asistime gjatë 104 ndeshjeve.

24-vjeçari po diskutonte për një rinovim deri në qershor të 2025-s, si një lojtar i rëndësishëm i skuadrës në vitet e fundit, por mediat në Itali raportojnë se negociatat për kontratë kanë ngecur.

Sidoqoftë, ato zbulojnë se Napoli mund t’i dëgjojnë ofertat nga 50 milionë euro e më lart.

Për spanjollin interesim ka nga gjigantët spanjollë Real Madrid dhe Barcelona .

Ruiz ka luajtur 12 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke kontribuar një gol dhe një asistim deri më tani.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...