Agjencia Zhurnal.mk

Napoli interesohet për shkëmbimin Milik-Bernardeschi

Napoli thuhet se ka kërkuar Federico Bernardeschin në këmbim të objektivit të Juventusit, Arkadiusz Milik, por ish-anësori i Fiorentinës nuk duket i interesuar për këtë ide.

Sulmuesi polak, Milik duket gjithnjë e më afër bashkimit me Juventusin pas diskutimeve disamujore.

Sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Luca Marchetti, Bianconerët kanë rënë dakord me kushtet personale me reprezentuesin e Polonisë.

Sidoqoftë, Zonja e Vjetër nuk ka arritur të gjejë zgjidhje me Napolin dhe raporti pretendon se Azzurrët po i kërkojnë Bernardeschin në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Problemi për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, mund të ketë të bëjë me të drejtat e imazhit, pasi Marchetti zbulon se anësori italian së fundmi ka nënshkruar një kontratë me një agjenci.

Bernardeschi së fundmi ka fituar një vend në formacionin titullar të Maurizio Sarri në Allianz Stadium dhe raporti pretendon se ai nuk do të jetë i etur për të hequr dorë nga vendi i tij në Torino për një transferim në Napoli.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!