Napoli konfirmon nënshkrimin e qendërmbrojtësit Buongiorno

nga D V

Napoli ka përfunduar me sukses nënshkrimin e Alessandro Buongiorno nga Torino.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis fillimisht e mirëpriti qendërmbrojtësin italian me një postim në profilin e tij privat në Twitter.

Më vonë, edhe klubi italian e konfirmoi transferimin e tij me një shkrim: “Alessandro është krenar që është njëri prej nesh!”.

Disa burime thonë se transferimi është me vlerë 35 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, ndërsa Buongiorno ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij përfshin një klauzolë prej 70 milionë euro të vlefshme që nga sezoni i tij i tretë në klub.

Buongiorno do t’i bashkohet bashkëlojtarëve vetëm në ditët në vijim. Ai është ende në pushime, pasi ka marrë pjesë në Euro 2024 me Italinë, edhe pse i kaloi të katër ndeshjet në stol.

Italiani është nënshkrimi i tretë i Napolit pas Leonardo Spinazzola dhe Rafa Marin. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More