Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Naran Automotive sjell veturën e parë

Zhurnal Ads

Naran Automotive ka shpalosur veturën e parë të kompanisë, Naran. Me motor në pjesën e përparme, vetura është dizajnuar për të rivalizuar McLaren Speedtailin dhe Aston Martin Vulcanin.

Prodhimi do të jetë i limituar në vetëm 49 njësi, me veturat që do të shkojnë te pronarët në korrik të vitit të ardhshëm. Naran Automotive po synon që të shesë një veturë të tillë me çmim rreth një milion euro, edhe pse klientët do të mund të shfrytëzojnë opsione të tjera shtesë.

Për dallim nga hiperveturat tjera, motori i Naranit është i vendosur përpara e jo në shtyllën e pasme. Gjithsesi, ai ka motor tejet të fuqishëm prej 5.0-litrash e me 1034 kuajfuqi. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë e arrin për 2.3 sekonda.

Narani vjen me një opsion që mund të dërgojë 100 për qind të fuqisë në rrotat e pasme, diçka që kompania e cilëson si “eksperiencën më sfiduese të ngasjes”.

Kjo kompani është e themeluar nga biznesmeni nga India Ahmer Naran. Ai përkrahet nga inxhinerë të Jaguar Land Roverit.

Kompania ka njoftuar po ashtu se pas 49 modeleve të para do të prodhojë edhe 25 versione kabrio.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Elon Musk testoi Volkswagen-in elektrik

admin

Lamborghini Urus me një pamje krejtësisht tjetër, po lë “gojëhapur” të gjithë

admin

Bullgaria sjell makinën sportive elektrike që duket si anije kozmike

admin

Super-vetura japoneze që arrin 100-kilometërshin për 1.69 sekonda

S.B.

Një Lamborghini i rrallë është në shitje për 2.15 milionë dollarë

admin

Renault, Dacia dhe Nissan – teknologji e avancuar dhe rehati unike!

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...