Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

NASA dhe Nokia do të ndërtojnë rrjet 4G në Hënë

Kontrata është pjesë e një financimi me vlerë 370 milionë dollarë nga NASA ku një pjesë e madhe shkuan për SpaceX dhe United Alliance.

Kur NASA të rikthehet në Hënë në 2024, agjencia dëshiron që astronautët të kenë një mënyrë efikase dhe qëndrueshme për të komunikuar me njeri-tjetrin dhe për këtë është drejtuar nga Nokia.

Këtë javë agjencia tha se Nokia do të ketë në dispozicion 14.1 milionë dollarë për të ndërtuar një rrjet celular 4G LTE në Hënë.

Përmes këtij rrjeti astronautët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë eksplorimit të sipërfaqes. Gjithashtu do të ishte një mënyrë komunikimi mes agjencisë dhe anijes hapësinore.

Kontrata është pjesë e një financimi me vlerë 370 milionë dollarë nga NASA ku një pjesë e madhe shkuan për SpaceX dhe United Alliance.

Nuk është hera e parë që Nokia synon të dërgojë 4G në Hënë. Në 2018-ën kompania bashkëpunoi me PT Scientists dhe operatorin Britanik Vodafone dhe pjesë e projektit ishte ndërtimi i një rrjeti 4G LTE në Hënë./PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Gjermanët përdorin material të ri dhe krijojnë celular 30% më të lehtë

S.B.

“Bisha” po vjen: Së shpejti telefoni me 18 GB RAM

S.B.

Së shpejti, Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

S.B.

Këto foto nudo tani lejohen në Instagram

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...