Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

NASA: Ka rreth 300 milionë planetë në Rrugën e Qumështit që mund të kenë jetë

Ka rreth 300 milion planetë që ekzistojnë jashtë Sistemit tonë Diellor, por brenda Rrugës së Qumështit që potencialisht mund të kenë jetë, sipas NASA.

Katër prej tyre janë brenda vetëm 30 viteve dritë nga Toka, me më të afërtin vetëm 20 vite drite larg, deklaron agjencia hapësinore.

Studiuesit arritën në shifrën 300 milionëshe bazuar në supozimin konservator se shtatë përqind e yjeve si Dielli kanë një botë të banueshme që rrotullohet rreth tyre.

Sidoqoftë, ata paralajmërojnë që shifra e vërtetë mund të jetë deri në 75 përqind më e lartë, e cila do të bënte që shifra prej 300 milionësh të kalonte në rreth tre miliardë.

“Ne e dimë që një pjesë e mirë e atyre planetëve mund të jetë shkëmbore dhe e banueshme. Megjithëse ky rezultat është larg një vlere përfundimtare, dhe uji në sipërfaqen e një planeti është vetëm një nga shumë faktorë për të mbështetur jetën, është jashtëzakonisht emocionuese që kemi llogaritur me kaq shumë besim dhe saktësi që këto botë janë kaq të zakonshme “, tha autori kryesor, Steve Bryson, një studiues në Qendrën e Kërkimeve Ames të NASA-s në Kaliforni.

Postime të ngjashme

8 arsyet pse një grua e fortë bën kaq shumë armiq

T E

Manovra me veturë që i kushtoi “shtrenjtë”, deshi të zbret me veturë nga shtylla – “airbagu” iu hap dhe e goditi në fytyrë e kapelën ia hodhi jashtë

S.B.

“Topi i zjarrtë” mbi Kanadanë, drita e pazakontë në qiell çuditi qytetarët – u konstatua se bëhet fjalë për meteor

S.B.

Dhitë e egra ia mësyjnë çatisë së një objekti në Uells

S.B.

Banorët e Buenos Aires mbetën të tronditur kur panë një “tornado që ngrihej drejt qiellit” – por në fakt ishte një tufë gjigante mushkonjash

S.B.

Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...