Agjencia Zhurnal.mk

NASA ka zbuluar një botë të re unike

Ylli dhe ekzoplaneti i tij i zbuluar rishtazi janë veçanërisht të rinj.

Me një moshë prej vetëm 20 milionë vjetësh, AU Microscopii është një yll veçanërisht i ri, transmeton Telegrafi.

Xhuxhi i kuq është afërsisht 32 vjet dritë nga sistemi ynë diellor dhe ka rreth gjysmën e masës së diellit tonë.

Kjo është veçanërisht emocionuese sepse të dy, edhe ylli edhe planeti janë relativisht të rinj.

Studiuesit shpresojnë se zbulimi do të sigurojë të dhëna të reja se si është zhvilluar sistemi ynë diellor.

Meqenëse xhuxhi i kuq është i rrethuar nga një disk i madh mbeturinash pluhuri, shkencëtarët tashmë kanë arritur të zbulojnë ekzoplanetin e ri të quajtur AU Mic b.

Ekzoplanetit i duhen vetëm 8.5 ditë për të bërë një rreth të plot rreth boshtit të tij.

AU Mic b është ndoshta një planet me gaz që humbet një masë të vogël me secilën orbitë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!