Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

NASA: Toka po thith shumë nxehtësi nga dielli

Toka aktualisht po merr më shumë energji nga dielli sesa po jep. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e NASA-së. Sipas tyre kjo siguron që planeti ynë të nxehet gjithnjë e më shumë.

Studiuesit nga NASA dhe Administrata Kombëtare e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA) kanë ekzaminuar sesi është zhvilluar kjo që nga viti 2005.

Dhe nga të gjitha analizat është thënë, se toka është vazhdimisht e goditur nga rrezatimi diellor. Nxehtësi kjo e cila pasqyrohet përsëri në hapësirë përmes atmosferës, reve, oksigjenit atmosferik, tokës dhe ujit.

I njohur me emrin albedo, ky efekt reflektues krijon një çekuilibër prej 0.3%. Dhe rrezatimi i mbetur absorbohet nga atmosfera dhe sipërfaqja e tokës- kryesisht oqeanet- dhe shndërrohet në nxehtësi.

Në 15 vitet e fundit, shkencëtarët kanë vërejtur një ndryshim shkatërrues këtu. Të dy grupet e të dhënave treguan se toka po thith rreth dy herë më shumë nxehtësi sot sesa në vitin 2005.

Dhe sipas NASA-së, ky zhvillim është alarmues për Tokën, pasi kjo ndikon në rritjen e CO2.

NASA rregullisht mat ekuilibrin e rrezatimit të Tokës. Për të parë se çfarë ndryshimesh kanë qenë të dukshme që nga viti 2005, për këtë përdor një sistem të quajtur Argo, ku ekipi hulumtues i përdor të dhënat satelitore nga NASA dhe Sistemi i Energjisë rrezatuese të Tokës (CERES).

Postime të ngjashme

Elon Musk i kërkoi Tim Cook ta bënte CEO të Apple, pretendon libri i ri

D V

Elon Musk zbulon se sa Bitcoin posedon Tesla

D V

BE-ja e ka gjobitur me 746 milionë euro Amazonin

D V

Nëse ende nuk po ju funksionon Snapchat, kështu mund ta rregulloni vetë

D V

EA Sports ka publikuar një trailer të lojës për FIFA 22

D V

Huawei HarmonyOS ka më shumë se 40 milionë përdorues në tregun global

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...