Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

“Nata e Bardhë” mblodhi sërish yjet e muzikës shqiptare në një koncert ‘online’

Zhurnal Ads

Mbrëmë (e diel) me rastin e “Natës së Bardhë”, është organizuar një koncert ‘online’ për të argëtuar gjithë qytetarët shqiptarë.

“Nata e Bardhë” mblodhi një sërë yjesh, disa nga emrat më të admiruar dhe më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Dafina Zeqiri, Soni Malaj, Kastro Zizo, West Side Family, Stine – ishin vetëm disa nga artistët që interpretuan hitet e tyre më të njohura.

Koncerti filloi në orën 18:00, ndërkohë që ka zgjatur deri në orën 20:00, i cili njëherësh u transmetua ‘live’ në disa platforma e faqe shqiptare.

Një reagim rreth tij e ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, cili njëkohësisht ndau disa fotografi të këngëtarëve nga performanca e tyre.

“Nata e Bardhë, super koncerti nostalgjik “Muzika e viteve 2000″, ishte një magji e vërtetë. Edhe pse këtë vit duke iu përshtatur rregullave të vendosura prej pandemisë, salla (pa publik) solli plot emocione nga zërat brilant të artistëve”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në Instagram.

Grupi West Side Family po ashtu është ngjitur në skenën te Akademia e Arteve duke mbajtur koncert për Natën e Bardhë, megjithëse nuk ka kaluar pa u vënë re detaji në bluzën e Landit ku shkruhej “Liria Ka Emër”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Teksti i hitit të saj “Sweet but Pyscho” u kthye në ngjarje reale, Ava Max: Një përndjekës erdhi te shtëpia ime dhe kërkonte doemos të më shihte

admin

Keith ndan fotografi të ëmbël me Adriana Matoshin

S.B.

Ja cila artiste sot ka ditëlindjen!

T E

Conor McGregor blenë një super barkë Lamborghini 3 milionë euro

admin

A ishte Harry Styles një arsye për ndarjen e Olivia Wilde nga Jason Sudeikis?

S.B.

Infektohet me koronavirus këngëtari Korab Shaqiri

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...