Nations League/ Danimarka e pathyeshme në “shtëpi”, “Vikingët” fitojnë lehtshëm ndaj Serbisë

nga Xh M

Humbja e fundit në shtëpi daton në 10 qershor të vitit 2022, përballë nënkampionëve të botës asokohe, Kroacisë.

Danimarka ka siguruar një tjetër triumf të madhë në shtëpi, teksa pas fitores 2-0 ndaj “Helvetëve”, vetëm 3 ditë më parë, me po të njëjtin rezultat kanë mundur edhe përfaqësuesen e Serbisë, në sfidën e dytë të Grupit A4, të UEFA Nations League.

Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga Albert Gronbaek e më pas nga Yossuf Poulsen mjaftuan që djemtë e Lars Knudsen të siguronin fitoren e radhës në këtë kompeticion.

Falë këtij triumfi tashmë Danimarka thellon edhe më shumë pozitat e saj në vendin e parë të Grupit 4, të Ligës A, teksa kanë arritur të grumbullojnë 6 pikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More