NATO, ambasada gjermane, ruse dhe ukrainase urojnë Ditën e Pavarësisë

nga Xh M

Shkup, 8 shtator – Aleanca Veriatlantike e NATO-s dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Përmes një publikimi në platformën X, Aleanca e NATO-s bën thirrje për festimin e Ditës së Pavarësisë, të siç thonë “aleatit tonë Maqedonisë së Veriut”.

“Ripostoni për t’u bashkuar me ne për festën e aleatit tonë Maqedoninë e Veriut në ditën e tyre të pavarësisë!”, thuhet në postimin në platformën X të Aleancës NATO.

Ambasada ukrainase në vend dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut! Ukraina uron prosperitet, mirëqenie dhe rrugë të suksesshme evropiane! E vlerësojmë lartë mbështetjen dhe ndihmën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar në platformën X ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir.

Ambasada britanike në Shkup e uroi Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Është nder i veçantë që i dërguam letër Presidentes Gordana Siljanovska Davkova nga Madhëria e Tij, Mbreti Çallsi i Tretë, për të uruar të gjithë qytetarët për festën dhe për të konfirmuar miqësinë e ngushtë ndërmjet dy vendeve”, theksoi ambasadori britanik, Methju Loson.

Me rastin e shënimit të festës së Pavarësisë, përfaqësuesi i Ambasadës Britanike, Endru Brend, në shenjë respekti vendosi kurora lulesh para vendpushimeve të përjetshme të presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, kryetarit të parë të Qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Klusev, si dhe para Monumentit të luftëtarëve të rënë të LNÇ-së.

Ambasada ruse në vend dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

“Në këtë ditë të rëndësishme 33 vjet më parë, qytetarët e Maqedonisë vendosën për sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit. Urojmë që këto parime, të cilat që atëherë janë simbolizuar me datën historike 8 Shtator, të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për popullin maqedonas. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në urimin e postuar në faqen e Fejsbukut të Ambasadës Ruse në Shkup dhe në platformën X.

Ambasadorja gjermane Petra Dreksler dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe urime të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Dreksler në platformën X.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More