Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

NATO do të dërgojë ndihmë plotësuese për t’u përballur me Kovid-19

Bruksel, 8 tetor – Për vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel që nga rizgjedhja, kryeministri Zoran Zaev e zgjodhi Aleancën Veriatlentike ku Maqedonia e Veriut edhe formalisht është anëtare nga marsi i këtij viti. NATO u zotua për ndihmë shtesë për t’u përballur me pandeminë e Kovid-19.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, e falënderoi shefin e Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev për pjesëmarrje në misionet e NATO-s si edhe për angazhimin deri në vitin 2024 Maqedonia e Veriut t’i ndajë dy për qind të buxhetit të vet për mbrojtje, siç kërkon Aleanca prej të gjitha anëtareve të saj.

“Sot mund të publikoj se Maqedonia e Veriut do të fitojë paketë me ndihmë, për t’u përballur me pandeminë e Kovid-19, prej rezervave të reja do të ndahen 60 respiratorë dhe pajisje tjetër e nevojshme urgjente, ky është solidaritet i NATO-s në vepër”, deklaroi Stoltenberg në konferencën për shtyp, në kohën kur e gjithë Evropa është duke u përgatitur për valën e dytë të koronavirusit.

Shefi i Aleancës shprehu bindje se ajo do të vazhdojë t’i mobliozojë kapacitetet e veta ushtarake për mbështetje ndaj angazhimeve civile në luftën kundër virusit, siç e bëri këtë edhe deri më tani, me sigurimin e spitaleve mobile, transportit dhe pajisjeve edhe të pacientëve kur kjo është e nevojshme.

“NATO është këtu t’u ndihmojë aleatëve dhe ekipi i NATO-s nuk do të lejojë kriza shëndetësore të shndërrohet në krizë sigurie”, tha Stoltenberg, duke rikujtuar se, derisa zgjatë kjo krizë, nuk zhduken sfidat e tjera me të cilat ballafaqohet Aleanca, si sulmet hibride dhe kibernetike, midis tjerash.

Kryeministri Zaev theksoi se kjo vizitë e parë zyrtare në NATO është dëshmi për atë se sa Maqedonia e Veriut e vlerëson anëtarësimin në këtë organizatë, të realizuar në jehonën e krizës shëndetësore në mars.

Ai e siguroi Stoltenbergun se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë globale dhe rajonale përmes pjesëmarrjes në misionet dhe rritjen e buxhetit të Mbrojtjes, gradualisht, që të arrihet dy për qind e BPV-së në tre vitet e ardhshme si edhe të rritet kapaciteti i armatës, standardet e saj profesionale dhe interoperabilitetin me aleatët e NATO-s.

“Anëtarësimi ynë në NATO është i mirë për sigurinë e rajonit, Ballkani nuk është ishull i izoluar”, theksoi kryeministri Zaev dhe shtoi se Maqedonia e Veriut do të jetë promovues i bashkëpunimit rajonal, ekonomik dhe mbrojtjes në rajon, tha ai, mund të ketë dobi prej eurointegrimeve tona.

Duke u përqendruar në raportin e Komisionit Evropian të publikuar para dy ditësh për progresin reformues të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se Qeveria me padurim pret Këshilli i BE-së ta miratojë kornizën negociuese dhe Konferencën e parë ndërqeveritare midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut të mbahet deri në fund të këtij viti, nën kryesimin gjerman me BE-në.

“Me të vërtetë jemi të gatshëm të zhytemi në punët për negociatat për anëtarësim”, porositi kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...