Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

NATO do të tërheqë trupat e saj gradualisht nga Afganistani

Shkup, 15 prill – Zhurnal.mk – Forcat aleate të NATO-s nga 1 maji fillojnë me tërheqjen nga Afganistani. Ky është vendimi nga takimi i Ministrave të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të NATO-s në të cilin morën pjesë Ministrat, Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim aletatët kanë theksuar se presin të krijohen kushtet për një kapitull të ri për të ardhmen e Afganistanit, në të cilin rolin kryesor do ta kenë qytetarët e vendit. U riafirmua mbështetja e tyre të fortë për zhvillimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Afganistan.

Shtetet anëtare të Aleancës janë zotuar të forcojnë përpjekjet diplomatike për të gjetur një zgjidhje politike dhe përfundim të suksesshëm të procesit të paqes në Afganistan përmes dialogut të brendshëm inkluziv brenda vendit.

Në takim, ministrat gjithashtu analizuan zhvillimet e reja në dhe rreth Ukrainës. U shprehën shqetësime në lidhje me veprimet e Rusisë dhe vendosjen e shtuar të trupave përgjatë kufirit me Ukrainën.

U shpreh mbështetje e fortë dhe unanime për Ukrainën, si dhe për integritetin dhe sovranitetin e saj territorial.

Gjithashtu u theksua edhe mbështetja e dialogut politik brenda kornizës së Marrëveshjes së Minskut, për të cilën ata i bënë thirrje Rusisë që t’i përmbahet parimeve të kësaj marrëveshjeje në drejtim të mos përshkallëzimit të tensioneve dhe për të forcuar paqen dhe sigurinë globale.

Vendi ynë ka marrë pjesë në misionin në Afganistan që nga viti 2002. Si pjesë e misionit, morëm pjesë me më shumë se 3.100 persona, në mesin e të cilëve edhe oficerë, nënoficerë, mentorë, njësitë të këmbësorisë dhe personel mjekësor.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut kontribuon në misionin në Afganistan me 22 anëtarë të Armatës.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...