Agjencia Zhurnal.mk

NATO, dora e djathtë dhe mbështetja më e madhe e sigurisë së Maqedonisë së Veriut

Shkruan Agjencia e Lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 9 tetor – Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s dhe në këtë fomrë është futur në ombrellën e organizatës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë. Gjatë ditës së djeshme në Bruksel, në selinë e NATO-s ka qëndruar kryeministri Zoran Zaev, i cili edhe njëherë ka marrë garancinë se NATO mbetet dora e djathtë dhe mbrojtja më e mirë e vendit. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe një herë ka përsëritur mbështetjen e paraezervë ndaj Maqedonisë së Veriut si anëtarë më i ri i aleancës veri atlantike.

Maqedonia e Veriut, një vend sovran në një Aleancë të fortë

Sivjet NATO e mirëpriti Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s, duke e bërë atë një  vend sovran në një Aleancë të fortë. Me një vend në tryezën e NATO-s, Maqedonia e Veriut bëhet një zë i barabartë në marrjen e vendimeve të NATO-s. Anëtarësimi i vendit në NATO është një arritje e jashtëzakonshme, e cila vjen pas viteve të vendosmërisë dhe angazhimit për reformat. Ky vendim ishte i mirë për njerëzit e Maqedonisë së Veriut, sepse siguria që ofron NATO, ndihmon për të promovuar prosperitet dhe investime nga jashtë, si dhe kontribuon në sigurinë Euro-Atlantike.

Trupat e armatës së Maqedonisë së Veriut shërbejnë në Afganistan, ndërsa i ofrohet mbështetje të vlefshme misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, ndërsa vlerësohet vendimi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe planifikimi të investohet në 2% të BPV-së në mbrojtje deri në 2024.

NATO vlerëson se Maqedonia e Veriut është një Aleate e besueshme, ndërsa në kohë si këto të tanishmet, miqtë dhe Aleatët janë më të rëndësishëm se kurrë.

Maqedonia e Veriut nuk ka qëndruar e vetme gjatë pandemisë COVID-19. Qendra e NATO-s për ndihmë nga katastrofat koordinoi ndihmën për Maqedoninë e Veriut dhe Aleatët dërguan pajisje mjekësore dhe ndihmë financiare për të lehtësuar barrën në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë.

Maqedonia e Veriut do të marrë një paketë ndihme COVID-19 nga rezervat e reja mjekësore të NATO-s. Kjo do të përfshijë 60 ventilator dhe pajisje të tjera urgjentisht të nevojshme me vlerë afërsisht 1.4 milion euro.

NATO përballet me sfidat e pandemisë dhe sigurisë

Në të njëjtën kohë, sfidat e sigurisë me të cilat u përballë NATO para pandemisë nuk janë zhdukur. NATO është duke iu përgjigjur kërcënimeve hibride dhe kibernetike, përfshirë dezinformimin që synon institucionet e NATO-s, vlerat dhe demokracinë.  

NATO është për të ndihmuar Aleatët. Ekipet e saj të reja në luftën kundër sulmeve hibride, janë të gatshme të ndihmojnë Aleatët që të përballojnë një gamë të gjerë sulmesh të ngjashme. NATO nuk do të lejojë që kjo krizë shëndetësore të bëhet një krizë sigurie.

NATO ka siguruar Maqedoninë e Veriut dhe të gjitha shtetet anëtare se cilado qoftë sfida, NATO është më e fortë dhe më e sigurt së bashku.

Ajo që vijon është një certifikim serioz që duhet të kalojmë si proces, brenda procedurës së anëtarësimit në NATO. Është shumë e rëndësishme për sigurinë e njerëzve dhe vendit tonë, por është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e të gjithë rajonit dhe të gjithë partnerëve tanë dhe Aleancës në përgjithësi. Ne tashmë kemi kaluar nëpër faza të caktuara të certifikimit që ishte e nevojshme edhe para anëtarësimit tonë të plotë në NATO, për kategori të caktuara të njerëzve që kanë punuar me dokumentet, shkruan Zhurnal.mk.

Vetting në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Transformimi i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut është në përputhje me standardet e NATO-s dhe në këtë formë do të duhet të ndryshojë edhe oficerët e lartë të ushtrisë.

Këto procedura do të duhet t’i kalojnë të gjithë në fushën e sigurisë, por nevojitet edhe pjesëmarrje dinjitoze në sistemin e përgjithshëm të sigurisë së NATO-s e cila duhet të zbatohet sa më profesionalisht, sepse Shkupi zyrtar punon me partnerë të cilët së bashku me shërbimet e sigurisë duhet të sqarojnë të gjitha detajet në lidhje me përgatitjen, procedurat, certifikimin ose siç quhet vetingun që duhet ta kalojnë të gjithë oficerët.

NATO me Maqedoninë e Veriut në Afganistan për të parandaluar kthimin e terroristëve

NATO është në Afganistan për të parandaluar që Afganistani të bëhet përsëri një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë. Arsyeja pse NATO është në Afganistan është një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara u sulmuan më 9/11 2001, atëherë NATO për herë të parë në historinë e saj thirri klauzolën e mbrojtjes kolektive, Nenin 5. Qindra mijëra ushtarë nga Evropa, nga Kanadaja kanë shërbyer krah për krah me SH.B.A. ushtarë në Afganistan për të parandaluar që terroristët të kontrollojnë edhe një herë atë vend. NATO është e përkushtuar ndaj misionit në Afganistan sepse është në interesin e sigurisë, duke u siguruar që Afganistani të mos bëhet edhe një herë një platformë ku terroristët mund të planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë sulme terroriste në vendet anëtare. NATO mbështet procesin e paqes, dhe mirëpriten bisedimet midis qeverisë në Afganistan dhe Talibanëve. Si pjesë e përpjekjes për paqe, NATO ka zvogëluar praninë tonë në Afganistan. Kohë më parë NATO kishte më shumë se njëqind mijë trupa në operacionin e madh luftarak, ndërsa tani ka afërsisht 12.000 trupa të NATO-s në Afganistan, dhe ata mbështesin, ata trajnojnë, ndihmojnë dhe këshillojnë forcat afgane të sigurisë, shkruan Zhurnal.mk.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...