Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

NATO-ja përmes Sllovak eid dhuroi katër makina respiratorë

Shkup, 8 shkurt – Katër makina respiratorë në vlerë prej rreth 100.000 eurove mori shteti nga Fondi i besueshëm I NATO-s për përgjigje ndaj pandemisë si donacion nga Sllovak eid. Në pranim-dorëzimin e donacionit në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup morën pjesë ministri sllovak I Punëve të Jashtme, Ivan Korçoj, zëvendëskryetari I Qeverisë, I angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në cilësinë e Koordinuesit nacional për ndihmë të huaj në vend dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Korçok shprehi kënaqësi që ndodhet sot në Shkup dhe theksoi se po fillon një lloj turneu nëpër Ballkanin Perëndimor.

“Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. E mbështesim angazhimin tuaj për hyrje në Bashkimin Evropian. Ju uroj për reformat e deritanishme të cilat i bëtë me qëllim që ta gjeni vendin tuaj në BE. Është akoma rrugë e gjatë para jush. Unë vij në një kohë të vështirë për njerëzimin, në kohë kur të gjithë ne po përballemi me pandeminë e Kovid-19 dhe mu në këtë periudhë kur të gjithë ne së bashku po përballemi me humbje të shumë jetëve duhet ta dëshmojmë miqësinë tone. Sllovakia gjithashtu po përballet me një periudhë të rëndë, por ne përveç që u ndihmojmë qytetarëve tanë, jemi këtu për t’u ndihmuar edhe të tjerëve dhe prandaj në emër të Qeverisë së Sllovakisë ju dhurojmë ventilatorë mjekësorë nga Fondi I besueshëm I NATO-s për përgjigje ndaj pandemisë”, tha Korçok dhe shfaqi shpresë se makinat respiratorë do të ndihmojnë në këto moment të vështira.

Donacioni, potencoi, tregon se NATO-ja me të vërtetë mund të ndihmojë kur është më se e nevojshme.
Zëvendëskryeministri I angazhuar për çështje evropiane, Dimitrov shprehi falënderim që Sllovakia e ndan me ne qëndrimin se është koha t’i fillojmë negociatat për anëtarësim dh eta kemi konferencën e pare ndërqeveritare, sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Jemi mirënjohës së Bratisllava qëndroi në anën e parimeve evropiane në dhjetor, në kuptim të perspektivës evropiane të tërë Ballkanit Perëndimor. Në emër të të gjithë qytetarëve do të doja ta falënderoj Qeverinë e Sllovakisë, por edhe popullit sllovak në këtë kohë të pakohë. Ky është donacioni I tretë që na vjen nga Sllovakia, është mire të kihen miq të afërt. Ky donacion arriti përmes sistemit të NATO-s, i kaluari arriti përmes sistemit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian Është posaçërisht mire të keni miq të afërt”, theksoi Dimitrov.

Ministri Filipçe e falënderoi ministrin sllovak Korçok për donacionin dhe theksoi se kanë bashkëpunim të mire me Sllovakinë gjatë periudhës së kaluar në menaxhimin e krizës, një ndihmë e rëndësishme përmes mekanizmave të ndryshëm të sigurisë kolektive, mekanizmave të bashkëpunimit në kuadër të BE-së, së pari donacion të maskave, pajisjes së mbrojtjes personale dhe tani katër makina respiratorë në vlerë prej afërsisht 100 000 eurove të cilat do të distribuohen në spitalet ku ka më së shumti nevojë.

Kjo, theksoi Filipçe, është një dëshmi se kur kështu kultivohen miqësitë atëherë me të vërtetë shërbejnë dhe gjinden kur është më se e nevojshme.

“Edhe një falënderim I madh. Besoj se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në këtë fushë por edhe në shumë fusha të tjera mes dy vendeve”, shtoi Filipçe. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...