Agjencia Zhurnal.mk

NATO lufton virusin COVID-19 me anë të shkencës!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 18 shtator –  Që nga fillimi i pandemisë, Programi shkencor për paqe dhe siguri (SPS) i NATO-s ka kërkuar nga rrjeti i tij i gjërë i shkencëtarëve dhe institucioneve kërkimore të vendeve të NATO-s dhe vendet partnere, me qëllim të gjetjes zgjidhje inovative kundër përhapjes së koronavirusit. Programi u krijua me objektivë të qartë: të adresohen sfidat e reja dhe të vazhdueshme të sigurisë, siç është ajo e fundit që vjen si pasojë e pandemisë aktuale.

Rreth 6 mijë shkencëtarë iu përgjigjen thirrjes së NATO-s

Shkencëtarët anembanë vendeve aleate dhe partnere i janë përgjigjur sfidës së vendosur nga drejtuesi i shkencëtarëve të NATO-s, në Prill të vitit 2020 me qëllim që të identifikohen zgjidhjet për disa nga sfidat shkencore më të ngutshme të paraqitura nga COVID-19.

Janë marrë mbi 40 përgjigje për këtë sfidë, ndërsa ndër përgjigjet më me ndikim që po dërgohen në programin bashkëpunues të NATO-s për Shkencën dhe Teknologjinë janë ato që investigojnë:

  • Kuptimi më i mirë i dezinformimit në lidhje me pandeminë dhe si të kundërshtohen ata
  • Mbajtja e shëndetshme të Forcave të Armatosura gjatë një operacioni të ndihmës pandemike
  • Aplikimin e mjeteve analitike të shkencëtarëve të NATO-s për planifikimin e pandemive në të ardhmen
  • Përmirësimin eteknologjisë për të trajnuar udhëheqësit ushtarakë në operacionet e ndihmës pandemike
  • Mësimet e nxjerra nga COVID-19 për Sistemet e Mbrojtjes Kombëtare
  • Dimensioni etik i mbështetjes ushtarake për operacionet e ndihmës pandemike.

Sfidës për të gjetur zgjidhje me pandeminë iu bashkëngjitën një rrjet prej 6,000 shkencëtarësh – rrjeti më i madh i tillë në botë, dhe vetë laboratori i NATO-s që gjendet në La Spezia. Sfida u përqendrua në zgjidhjet për detektimin e virusit, ndërgjegjësimin e përmirësuar të situatës, qëndrueshmërinë dhe situatën e ardhshme post COVID-19. 

Përmirësimi i kapaciteteve të diagonstifikimit

Përgjigja e NATO-s ndaj shpërthimit global të koronavirusit ishti e shpejtë: përmes një projekti të nisur në maj të vitit 2020, shkencëtarët nga Italia dhe Zvicra po zhvillojnë mjete për diagnostikimin e shpejtë të COVID-19. Ekipi hulumtues po synon të zhvillojë një brez të ri të metodave të shpejta, të sakta dhe të ndjeshme imuno-diagnostike përmes një qasjeje që ndërthur ekspertizën në fushat e imunologjisë, virologjisë dhe biologjisë molekulare.

Rezultatet pritet të kenë një ndikim afatgjatë në përgjigjen ndërkombëtare për përhapjen e viruseve në një shkallë të gjerë.

Laboratorët e lëvizshëm (mobil) kanë provuar të jenë shumë efikasë për diagnostikimin e patogjenëve shumë të rrezikshëm, si dhe për trajnimin e punonjësve shëndetësorë

Në Marok dhe Tunizi, një projekt i vazhdueshëm i NATO-s po zhvillon laboratorë analitikë të lëvizshëm që do të përmirësojnë kapacitetin e përgjigjes duke përfshirë testet COVID-19 në data bazën e tyre të patogjenëve të detektuar. Në mënyrë të ngjashme, në Republikën e Moldavisë, një laborator i lëvizshëm biologjik do të rrisë aftësinë e mbikëqyrjes, zbulimin e hershëm dhe reagimin e shpejtë ndaj agjentëve biologjikë infektues dhe mund të rezultojë shumë i dobishëm në luftën kundër pandemisë.

Maqedonia e Veriut po përdor sisteme të avancuara kundër COVID 19

Maqedonia e Veriut po përdor Sistemin e komandës së incidenteve të gjeneratës së ardhshme (NICS) – Next-Generation Incident Command System (NICS)  – një mjet që ndihmon në rritjen e koordinimit të reagimit midis institucioneve shtetërore dhe organizatave si Kryqi i Kuq. Sipas Programit shkencor për paqe dhe siguri të NATO-s, përdorimi i NICS është përhapur në të gjithë Ballkanin Perëndimor për të përmirësuar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet reaguesve të parë gjatë katastrofave.

Në Maqedoninë e Veriut, mjeti po u mundëson personave të parë që të shkëmbejnë informacion me shpejtësi dhe me efikasitet përmes pajisjeve mobileç gjithashtu i ofron publikut të dhëna në kohë reale për statusin e pandemisë në zonën e tyre dhe jep pika të dobishme kontakti për ndihmë.

Në Mauritani, projekti SPS-së i nisur së fundmi i quajtur “PROMEDEUS” do të përmirësojë koordinimin midis Mbrojtjes Civile të Mauritanisë dhe sistemeve të urgjencës shëndetësore, dhe autoriteteve pjesëmarrëse. Projekti PROMEDEUS përputhet në mënyrë të përkryer me nevojat dhe pritjet e Qeverisë së Republikës Islamike të Mauritanisë. Në kuadrin e Programit SPS, NATO tashmë kishte punuar me këtë vend partner midis vitit 2012 dhe 2017 për të ngritur një qendër të menaxhimit të krizave në Nouakchott dhe katër qendra rajonale të koordinimit. Qendra e menaxhimit të krizave, si dhe aftësitë e telemjekësisë që do të ofrohen me PROMEDEUS, do të ndihmojnë Mauritaninë për të luftuar COVID-19 dhe emergjenca të ngjashme në të ardhmen.

Iniciativat e SPS-së po japin rezultate të prekshme dhe janë një përbërës integral i përgjigjes më të gjerë të NATO-s ndaj pandemisë COVID-19. Duke parë përpara, Programi do të vazhdojë të punojë me rrjetin e tij të shkencëtarëve për të identifikuar boshllëqet e njohurive aktuale dhe të ardhshme, në një përpjekje për të shfrytëzuar idetë inovative dhe për të rritur numrin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me implikimet e pandemisë për sigurinë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...