Agjencia Zhurnal.mk

NATO përforcon kapacitetin e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me virusin Korona

Bruksel/Shkup, 27 mars – Sistemi komandues i NATO-s për menaxhim me kriza – NICS, të cilin vendi ynë e zbaton tërësisht nga viti 2019, mundëson koordinim të shpejtë dhe efikas të aktiviteteve të të gjitha institucioneve në kuadër të përgjigjes nacionale ndaj krizës me Kovid 19.

Faqja e qasshme për opinionin: http://nicspublic.cuk.gov.mk mundëson sigurimin e informacioneve dhe këshillave për opinionin në kohë reale.

Gjeneratën e ardhshme të sistemit për menaxhim me incidente – NICS Maqedonia e Veriut, siç informon aleanca e NATO-s në ueb faqen e saj, tërësisht e zbaton nga viti 2019.

“Ekspertë nga Qendra për menaxhim me kriza në Maqedoninë e Veriut shumë shpejtë e përshtatën sistemin për përmirësimin e reagimit të vendit ndaj coronavirusit. NICS i mundëson opinionit qasje në informacione në kohë reale për gjendjen aktuale me pandeminë në rrethinën e tyre, si dhe me informacione kë të kontaktojnë në rast nevoje për ushqim dhe ilaçe”, thuhet në kumtesën e NATO-s.

Sistemi gjithashtu, mundëson të gjitha institucionet e vendit tonë, si dhe organizatave siç janë Kryqi i Kuq, sa më mirë dhe në mënyrë efikase të komunikojnë dhe t’i koordinojnë aktivitetet e veta.

“Maqedonia e Veriut do të bëhet formalisht vendi i 30-të i NATO-s më vonë gjatë ditës (27 mars 2020), pas deponimit të instrumentit për inkuadrim të Marrëveshjes veriatlantike në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington”, qëndron në kumtesën e publikuar në ueb faqen e NATO-s.

Sistemi NICS është pjesë e projektit të NATO-s për paqe dhe siguri “Pilot i avancuar rajonal për koordinim civil në gjendje të jashtëzakonshme” që paraqet bashkëpunim mes laboratorit Linkolin pran Institutit për teknologji në Masaçustes, Drejtorinë për shkenca dhe teknologji pranë Ministrisë së Sigurisë të Brendshme të SHBA-së dhe Bosnjës e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...