Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, dërgoi mesazhin e tij të parë nga burgu, pasi u transferua nga një qendër në Moskë në rajonin Vladimir, në mes të shkurtit.

Në mesazhin e postuar në Instagram të mërkurën, Navalny tha se është në Qendrën e Paraburgimit Nr 3 në qytetin Kolçugino dhe se po kalon mirë me shokët e qelisë.

“Gjithçka është në rregull me mua”, tha Navalny, duke shtuar se ai dhe shokët e tij të qelisë duhet ta thajnë bukën, pasi nuk u lejohet të blejnë ushqim nga dyqani i qendrës së paraburgimit.

Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.

Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok.

Navalny ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Moskë ka konstatuar se Navlny, gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani, ka shkelur dënimin me kusht, të shqiptuar më herët për një rast të përvetësimit të fondeve.

Gjykata ka urdhëruar Navalnyn që të shërbejë dy vjet e gjysmë në burg.

Postime të ngjashme

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

Të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani morën një dozë të vaksinës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...