Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Navalny: Putin qëndron pas helmimit tim

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

“Pohoj se Putin qëndron prapa krimit dhe nuk mund të ketë një version tjetër për atë që ka ndodhur”, tha Navalny për gazetën gjermane Der Spiegel.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe në Suedi.

Kremlini e mohon helmimin e Navalnyt dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.

“Ju nuk ndjeni asnjë dhimbje, por e dini që po vdisni”, tha Navalny, teksa rrëfeu për gazetën Der Spiegel momentin kur “agjenti nervor ka filluar të ketë efekt”.

Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny.

Postime të ngjashme

Investigimi/ Dosjet sekrete zbulojnë se si miliarderët amerikanë shmangin taksën mbi të ardhurat

Bekim Laçi

Stoltenberg: Rritja e Kinës sfida që duhet t’i përgjigjemi së bashku

Bekim Laçi

Netanyahu dorëzon pushtetin pa ceremoni

Bekim Laçi

Çfarë duhet të presim nga takimi Biden-Putin?

Bekim Laçi

Kina do ta kthejë provincën Zhejiang në Zonë Pilot për Begati të Përbashkët

Bekim Laçi

Britania mund të shtyjë heqjen e masave kundër koronavirusit

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...